Rikja-Iliri Debat; Rikja:”Shakatë e tua janë pa nivel”; Iliri:”Riken po e përdor”


Shakatë e Ilirit në shtëpinë e big Brother jo gjithmonë kuptohen dhe merren për mirë nga banorët. Rikja është një ndër banorët që nuk i pëlqen shakatë e tij dhe këtë gjë ajo ja rrëfen Elonës teksa është shtrirë në dhomën e gjumit. Ajo është shumë e mërzitur nga shakatë e tij dhe nëse ajo do ishte jashtë dhe do të ndodhnin shaka të tilla nuk e di se si do kishte reaguar. Por Iliri e dëgjon Riken teksa ajo flet me Elonën në lidhje me këtë situatë dhe ndërhyn. Ai i thotë Rikes se ai është mësuar që të bëjë shaka dhe nëse asaj nuk i pëlqejnë le të flasë me muret sepse nuk ka çfarë zgjidhje ti ofrojë. Rikja vazhdon të këmbëngulë që shakatë e Ilirit janë shumë pa kripë madje ajo i cilëson edhe “Injorante”. Ilir nuk e mer aspak mirë reagimin e Rikes dhe mes tyre fillon debati sepse Ilirit nuk i pëlqen që Rikja përmendi disa ish banorë të big Brother që pranonin shakatë e Ilirit.

Ilir shprehet se nuk i interesojnë fare mendimet e Rikes dhe e paralajmëron atë të mos përmëndë ish banorët miq të ilirit sepse nuk e toleron. Iliri e sqaron Riken se me oltwn nuk ka pas bërë fare shaka keshtu që nuk ka arsye pse te krahasohet me të. Rikja e acaruar vazhdon të këmbëngulë se nuk i duron dot shakatë e tij dhe i kërkonëatij që ta kuptojë këtë gjë sepse është shume shqetësuese për të. Iliri largohet ne Oborr dhe debatin me Riken ja rrëfën Edberit. Fillon duke ironizuar Riken e cila është shprehur që nuk e ka ndjekur Vëllain e Madh kur ka qënë jashtë. Sipas Ilirit ajo i ndjekur shumë mirë dhe këtë e nxori kur iu drejtua Ilirit të mos bëntë shaka me të sepse nuk ishte Olta. Nga ana tjetër Rikja vazhdon diskutimin me Elonën në dhomën e gjumit dhe ndihet shumë e indinjuar nga sjellia e Ilirit.”Ai duhet ti njohi kufijtë se ku i ka” sepse e tepron shumë me sjellie të tilla, shprehet Rikja. 

Pas disa momentesh Ilir rikthehet sërish në dhomën e gjumit dhe nis sërish “kunjat” me riken. Ai i shprehet Rikes se po e përdor atë për diçka, por këtë gjë do ia thotë vetëm Elonës dhe “Elona të ta thotë ty”. Sepse për Ilirin Elona këtë funksion ka, mer dhe transporton fjalë sa andej këndej.