Thashetheme për Marselinin; Elena dhe Anaidi vendosin të përballen


Pas debatit mes Anaidit dhe Maraselinit nuk mund të mungojnë thashethemet mes banorëve. Në tualet ndodhet Jonilda dhe Joana, duke larë dhëmbët e Jonilda i tregon kësaj të fundit rreth debatit mes dy djemve, duke përdorur ironi teksa përmend fjalët e Marselinit: “Unë s’kam hyrë për të krijuar shoqëri këtu brenda”. Më pas atje shkon edhe Olseni dhe Anaidi e të katërt qeshin me fjalët e Marselinit gjatë debatit. 

Anaidi hyn brenda, ndërsa e shikon Elenën vetëm dhe e pyet se përse e ka parë me inat pas debatit. Ajo i shpjegon se nuk është ndier mirë gjatë debatit mes tyre. “Ashtu siç nuk ndihesh mirë ti kur unë debatoj me Joanën”, shprehet Elena. Anaidi i shpjegon se ka dhënë mendimin e tij pa u ndikuar, kur ato kanë debatuar, por gjithashtu i kujton Elenës fjalët e Marselinit: “Unë nuk kam shokë këtu brenda”. Elena thotë se i dëgjoi fjalët dhe shpreh dëshirën për të folur të dy bashkë në një moment tjetër. Të dy banorët janë në një mendje për një diskutim midis tyre.

Shpendi, Etleva, Arsimi dhe Eldora ndodhen në dhomën e gjumit, duke bërë shaka dhe duke u marrë me imitimin e njëri-tjetrit.