Indikacioni për një sekret të ri; Banorët plotësojnë fjalëkryqin; Anaidi: “E gjeta sekretin”


Pas pak minutash pritjeje të banorëve në sallon për një tjetër komunikim të Vëllait të Madh, vjen Iliri me një tjetër zarf, të cilin fillon ta lexojë, duke e ndarë me të tjerët komunikimin radhës. Ata gjatë ditës së sotme kanë marrë një tjetër indikacion për sekretin e radhës. Tani ata do të marrin një tjetër indikacion, për një tjetër sekret. Secilit prej banorëve u jepet një fjalëkryq, të cilin duhet ta zgjidhin individualisht, pasi brenda tij gjenden disa fjalë kyçe, të cilat i përkasin sekretit të radhës. Detyra e banorëve është që të zgjidhin fjalëkryqin dhe të gjejnë se cilat nga ato fjalë i korenspondojnë sekretit. Pra Vëllai i Madh i sqaron se ky është indikacioni i parë për këtë sekret. Dhe pasi të kenë gjetur natyrën e sekretit për të cilin bëhet fjalë, ata duhet të gjejnë banorin të cilit i përket. 

Pas pak minutash, secili nga banorët merr fjalëkryqin dhe zgjedh një vend ku të fillojë ta zgjidhë në qetësi dhe në mënyrë të pavarur nga tjetri. 

Banorët vazhdojnë në heshtje duke plotësuar fjalëkryqin për minuta të tëra. Ai që e mbaron i pari është Anaidi, i cili shkon tek Vëllai i Madh për t’ia komunikuar. 
Pas tij është Iliri ai i cili thotë se ka mbaruar. Ndërsa banorët e tjerë vazhdojnë të mendohen për zgjidhjen e tij edhe për shumë minuta të tjera, Anaidi u thotë atyre se ka gjetur sekretin për të cilin bëhet fjalë, por është në dilemë për personin që mbart këtë sekret. 

Edhe pse nuk lejohet ndihma e banorëve lidhur me zgjidhjen e fjalëkryqeve, Anaidi nuk rresht se u dhëni ndihma të vogla banorëve, të cilët janë ende duke u marrë më zgjidhjen e tij.