
Edhe në këtë vit, Top Channel do të vijë me një tjetër Big Brother Albania, i cili spektakël do të përcillet me shumë risi, edhe pse do të fillojë paksa më vonë sesa spektaklet e tjera.
Njëri prej personave që e prodhon këtë spektakël, Rezart Aga, në një bisedë me gazetën “Shekulli”, ka thënë se edhe këtë vit teleshikuesit shqiptarë, në të gjitha trojet, do ta kenë ekskluzivitetin e përcjelljes së këtij festivali që do të përcillet me plot befasi.
“Vetëm pas disa ditësh, në ekranin e Top Channel do fillojë të transmetohet reklama për audicionet”, ka thënë ai.
Pas edicionit të katërt, ku fituese për herë të parë ishte një femër, edhe këtë vit pritet që organizatorët të zgjedhin persona të ndryshëm, të cilët do të bëjnë debat dhe natyrisht edhe dashuriçkat e banorëve nuk do të mungojnë.
Por, për dallim nga viti i kaluar, kur BBA 4 kishte filluar në dhjetor, Aga thotë se tani spektakli do të fillojë në muajin shkurt.
Ai premton se edhe në këtë vit do të ketë shumë risi në këtë emision.
“Për ata të ‘merakosurit’ për faktin se do ndërrohet apo jo prezantuesja, ju themi: Jo. Prezantuesja, edhe këtë vit, për të pestin vit lexo më shumë »